Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.
“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.









