Ymeri: Importi nga Serbia aty-aty me atë nga Shqipëria

Instituti GAP ka publikuar një raport mbi të cilën thotë se gjatë 2025-ës u importuan 7 miliardë euro. E për këtë deputetja e LDK-së, Janina Ymeri thotë se importi nga Serbia është aty aty me atë nga Shqipëria.

“Importi nga Serbia qaty-qaty me atë nga Shqipëria. Por kjo tani kur je në pushtet nuk është me rëndësi përderisa në derë dogane merren pagesat edhe bëhen transfer 100-she. Kjo funksionon me mbajt një ekonomi të gjunjëzuar me subvencione e transfere se jepet përshtypja që paraja po shpërndahet por në fakt neve po na ndalet një pjesë e mirë në kufij, për t’u vendos në rende pastaj me tatim në paga, tatime tjera edhe në fund vijnë 100 Euro. Rriten çmimet e blerjes, kompanitë publike i gëlltisin subvencionet se nuk investohen në rritje, ndërkohë rritet importi edhe cikli përsëritet ndërkohë rinia pa mundësi për jetë se nuk ka investime të mirëfillta largohet”, ka shkruar Ymeri.

Reklama e sponzorizuar

Më tej ajo shkruan se ekonomia që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave nuk është zhvillim.

“Të nderuar, ekonomi që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave (transfer popullit) nuk është zhvillim, qe besa as harrnim. Kjo strategji është me mbajt popullin ekonomikisht në kontrollë ku dera e doganës jep paranë edhe kabineti qeveritar shpërndan sipas qejfit atë”, përfundon shkrimin ajo.