Kosova shumë lehtë mund ta krijoj paranë digjitale në treg, kjo do të mundësohet edhe përmes Fondit Sovran, ku Qerveria “Kurti-2” është duke e hartuar ligjin. Kështu ka thënë në një intervistë për “Indeksonline”, Emanuel Bajra ekspert i bursave ndërkombëtare që aktualisht jeton dhe punon në Londër.
Bajra ka thënë se Kosova ka një avantazh të madh pasi që ka infrastrukturë të gatshme për shkak se kemi një komunitet të madh të të rinjve që janë të angazhuar në trendët e fundit teknologjike.
“Unë mendoj avantazhin më të madh e kemi që e kemi një rini të edukuar dhe motivuese edhe një rini që interesohet për zhvillimet e fundit teknologjike .Qytetarët e Kosovës të cilët e kuptojnë sistemin bllok change është bazament kryesor për krijimin e një paraje digjitale. Për ne mbetet mundësi e mirë që ti shfrytëzojmë të gjitha këto platforma edhe të krijojmë një projekt specifik që në periudhë brenda 5 viteve të fillojmë ta testojmë paranë digjitale”, ka thënë Bajra.
Ai po ashtu ka treguar edhe detaje se si do të funksionoj Fondi sovran dhe për rendësin që do të ketë në ekonominë e vendit.
“Objektivi i Fondit Sovran është që të gjitha asetet kombëtare të Kosovës të krijojnë vlera komerciale. Për shkak se ajo detyrimisht shkon në zhvillim të ekonomisë së vendit, për shkak ne i forcojmë 5 ose 6 kompani kryesore në vend , ta zëmë e fillojmë Telekomin,Postën me Trepçën. Ato do të bëhen shumë atraktive për investitorët e jashtëm”, tha Bajra.
Sipas tij, Fondi Sovran do të ndihmoj në gjetjen e kapitalit , resurseve materiale për të investuar në këto kompani në mënyrë që këto kompani të rriten . Kur rriten këto kompani rritet edhe Kosova , ekonomia e vendit , bruto-produkti i vendit. /IndeksOnline/