Bitcoin në ngritje – a është zgjuar nga “gjumi” kriptomonedha?

Bitcoin la pas një vit të ashpër. Recesioni dhe kriza e besimit në kriptovalutat i detyroi tregtarët të shesin kriptomonedhat dhe të investojnë në asete më të qëndrueshme.

Gjatë vitit të kaluar, Bitcoin ka rënë me 57.53 për qind. Rënia e FTX, një nga platformat më të mëdha të tregtimit të kriptomonedhave, dhe arrestimi i shefit ekzekutiv të saj ka bërë që disa analistë të parashikojnë fundin e Bitcoin.

Megjithatë, analistët që parashikojnë një rënie të bitcoin nuk kanë kujtesë të mirë, sepse ajo tashmë e ka kapërcyer këtë lloj krize një herë.

Reklama e sponzorizuar

Në vitin 2014, Mt Gox ishte platforma më e madhe e tregtimit të kriptovalutat që trajtonte 70 për qind të të gjitha transaksioneve me bitcoin. Nga fundi i shkurtit 2014, Gox bëri kërkesë për falimentim mes akuzave për mashtrim. Kjo nuk e ndaloi bitcoin të kthehej.

Nga fundi i nëntorit të 2022, bitcoin është rikthyer me 19.51 për qind.

Një sinjal pozitiv për Bitcoin ishte lajmi i 11 janarit kur Binance, platforma më e madhe e tregtimit të kriptomonedhave, njoftoi se synonte që ta rriste numrin e të punësuarve me 15-30 për qind.

Është një lëvizje që sugjeron se firma beson se do të ketë një rritje të kërkesës për kriptovaluta këtë vit dhe qëndron në kontrast të plotë me shumë banka investimi dhe firma teknologjike që kanë njoftuar kohët e fundit shkurtime të vendeve të punës për të ulur kostot përpara një periudhe të pasigurt ekonomike.