Ferat Shala: Me vendim të Muratit, Qeveria i dha 750 mijë euro AKP-së

Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë se ministri i Financave Hekuran Murati me një vendim të veçantë ka ndarë afër 750 mijë euro për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton Gazeta Blic.

Sipas Shalës, këto mjete financiare janë ndarë për paga dhe mëditje për dy muajt e fundit të vitit të kaluar.

Ai thotë se ky vendim u mor me qëllim për të arsyetuar një vendim të Bordi të AKP-së.

“Si rezultat i lojërave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së”.

Reklama e sponzorizuar

Reagimi i plotë:

Ministri Hekuran Murati me vendim të veqantë i ndanë AKP-së 757.802 euro për paga dhe meditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022

Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave.
E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njejta, pa i zbritur ato fare.

Si rezultat i lojrave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së.
Bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale, me të njejtën metodologji, me të njejtën praktikë, pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara.