Mbi 10 milionë euro për programin e Granteve për Zhvillim Rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka një njoftim për të gjithë ata që janë në pritje të përfitimit të Granteve për Zhvillim Rural.

Ministri Peci ka treguar se në këtë prgram do të jenë të përfshira mbi 206 projekte në të cilën përfitojnë fermerët, mirëpo sipas tij, në mungesë të buxhetit të gjithë janë fitues.

Njoftimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

”Të dashur fermerë aplikues të Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022;

Pas aprovimit të ri-shpërndarjes së buxhetit për ndarjen e granteve për vitin 2022, më lejoni t’iu njoftoj së të gjithë ju që jeni në listën e pritjes dhe që në të njëjtën kohë i keni plotësuar kushtet e pranueshmërisë por që për shkak të mungesës së buxhetit nuk keni arritur që të shpalleni fitues përmes këtij ri-alokimi:

Të gjithë do të jeni fitues! (Natyrisht kjo varet nga inspektimet në teren dhe verifikimi i gjendjes së aplikimit).

Nga ana tjetër, procesi i shqyrtimit të ankesave gjindet në fazën finale.Ri-shpërndarja e buxhetit është realizuar në masat dhe nën-masat e mëposhtme:

Masa 1 – Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore; me një total të përkrahjes prej 10,529,490.10 € për 197 aplikacione.
-Nën-masa për pemë dru-frutore – 19 aplikacione në vlerë prej 1,115,697.90 €.
-Nën-masa për arra dhe lajthia – 22 aplikacione në vlerë prej 1,266,237.80 €.
-Nën-masa e perimeve dhe serrave – 100 aplikacione në vlerë prej 4,808,755.00 €.
-Nën-masa e depove për ruajtjen e pemëve dhe perimeve – 15 aplikacione në vlerë prej 968,444.40 €.
-Nën-masa e prodhimit të mishit / rritja e viçave – 18 aplikacione në vlerë prej 1,098,776.00 €.
-Nën-masa e prodhimit të qumështit dhe lopëve – 8 aplikacione në vlerë prej 497,883.50 €.
-Nën-masa për prodhimin e rrushit – 6 aplikacione në vlerë prej 273,248.50 €.
-Nën-masa e prodhimit të vezëve – 6 aplikacione në vlerë prej 372,410.20 €.
-Nën-masa për prodhimin e mishit / rritje të derrave – 2 aplicione në vlerë prej 102,974.00 €.
-Nën-masa për pemë manore – 1 aplikacion në vlerë prej 25,062.80 €.

Për Masën 7 e cila përfshin diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve përkatësisht tek nën-masa për prodhimin e mjaltit; kemi 9 aplikacione në vlerë prej 136,001.30 €.

Totali i përgjithshëm i përkrahjes me këtë rialokim të buxhetit përfshirë të gjitha nën-masat e lartëcekura arrin vlerën prej 10,665,491.40 €.

Theksojmë se procesi i shqyrtimit nuk ka përfunduar dhe eventualisht mund të kemi shtim të ndonjë projekti që do t’i plotësojë kriteret për të qenë përfitues i mundshëm”, ka shkruar ministri Peci.