Gjendja me rrymën mund të përkeqësohet, Qeveria miraton masat emergjente

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa emergjente në lidhje me energjinë elektrike meqë gjendja aktuale mund të përkeqësohet muajt e ardhshëm për shkak të ftohjes së motit.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se duke marrë parasysh se gjendja aktuale me çështjen e energjisë mund të përkeqësohet, si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në prezantimin e masave tha se të tjera shtesë mund të ndërmerren varësisht situatës.

Reklama e sponzorizuar

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë rrisqe të lidhura me rritjen eventuale që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Europën. Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEDS, KOSTT, Ministria e Ekonomisë të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të Komitetit Teknik Emergjent, siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”./Express/