Është organizuar forumi ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, përveç kryeministrit të Kosovës, në forum të pranishëm janë ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para të pranishmëve në këtë forum tha se Kosova e Kroacia duhet të forcojnë lidhjet e tyre ekonomike, duke theksuar se eksportet në Kroaci janë trefishuar kurse importet janë dyfishuar.
“Kroacinë e shohim vend aleat për një të ardhme që sjell përfitime reciproke. Në Kosovë janë 160 kompani kroate që punojnë e veprojnë këtu”, tha Kurti.
Sipas tij Kosova dhe Kroacia janë dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, dhe se siç tha ai, ka ardhur koha që të forcohen dhe lidhjet tona ekonomike mes vete.
“ Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, e importet në Kosovë janë dyfishuar, 160 kompani kroate janë duke punuar në Kosovë. Këto shifra vetëm sa do të rriten”, tha i pari i ekzekutivit të vendit Albin Kurti.
Tutje ka vazhduar i pari i qeverisë se Kosova sot paraqet një mundësi të shkëlqyer dhe destinacion serioz.
“Jemi ndër vendet më të suksesshme të luftimit të krimit dhe korrupsionit. Qeveria jonë ndjek një politikë fiskale qe shikon përpara”, tha ai. /RTKlive/