Ministri Murati propozon faljen e 100 eurove të para çdo tatimpaguesi në vend

Ministri i Financave Hekuran Murati gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet ka dhënë një propozim në lidhje me tatimin në pronë.

Murati ju propozoi anëtarëve të këtij komisioni që secilit tatimpagues në vend t’iu falen 100 eurot e para të tatimit të tyre në pronë.

Ai nuk mori ndonjë përgjigje nga anëtarët e Komisionit në lidhje me këtë.

Reklama e sponzorizuar

“Si ministër do të sugjeroj të gjitha komunat, meqenëse jemi në gjendje krize, po pajtohemi të gjithë, me vështirësitë e inflacionit, pra duhet t’i mbështesim le t’ua falim 100 eurot e para secilit tatim pagues të tatimit në pronë. A e mbështesni?  A jeni që të falen 100 eurot e para për secilin tatim pagues për pronë. Kjo nënkupton nëse merren 15 mijë euro që janë të liruara sipas ligjit për banimin primar rezidencial nënkupton përafërsisht diku 70 mijë euro vlerë shtesë, pra nëse e marrim pragun 0.15 për qind. Nënkupton që për secilin qytetarë 90 mijë eurot e para do të ishin pa tatim sivjet”, ka thënë Murati.

“A jeni që ta mbështesni këtë. Ne si ministri jemi që të kjo shumë të falet. Ky është propozimi që e ka Ministria e Financave. Tani dua të shoh nëse vërtetë e keni që të lehtësohet barra e qytetarëve. Nëse dikush e ka 30 euro t’i falet e tëra, nëse e ka 100 t’i falen ato, nëse e ka 200 euro t’i falen 100. Kaq mund të bëjmë këtë vit, asgjë tjetër”, tha tutje ai.

Ministri Murati po ashtu tha se vlerësimi nuk mund të pezullohet, pasi siç potencoi ai është bërë në kushtet e tregut.