Prodhim rekord i energjisë së erës në Britani – Parqet eolike gjenerojnë 26.8% të energjisë elektrike të vendit në 2022

Parqet eolike në Britaninë e Madhe kontribuan me një rekord prej 26.8% të energjisë elektrike të prodhuar në vend gjatë vitit 2022. Pvarësisht kësaj termocentralet me gaz mbetën burimi më i madh i energjisë sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Kombëtar.

Britania ka vendosur një objektiv për arritjen e emetimeve zero deri në vitin 2050, gjë që do të kërkojë një sasi më të madhe të energjisë së rinovueshme të prodhuar nga era dhe dielli.

Pjesa e energjisë së erës në përzierjen e energjisë elektrike të britanisë, një vit më parë shënoi një rritje në 2.8% në vitin 2021. Parku më i madh eolik në botë në det të hapur, Hornsea 2 në brigjet e Yorkshire në Detin e Veriut, u bë plotësisht funksional në gusht të 2022-shit.

Reklama e sponzorizuar

Parku eolik mund të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar rreth 1.4 milionë shtëpi. Termocentralet me gaz në vend prodhuar 38.5% të energjisë elektrike të vendit në vitn 2022 nga 37.8% të prodhuar në 2021-shin, sipas të dhënave të publikuara. Rritja u konfirmua pasi vendi importoi më pak energji elektrike me importet që përbënë 5.5% të totalit në krahasim me 10% në vitin 2021.

Britania zakonisht importon energji elektrike nga Franca, por këtë vit problemet me flotën bërthamore të Francës nënkutpjnë se vendi evropian, i cili tradicionalisht është një nga eksportuesit e mëdhenj të energjisë, është kthyer në një importues neto në vitin 2022./Scan tv/