Numri i vizitorëve për muajin nëntorit 2022 ishte 34,659, prej tyre 66.31 për qind ishin të jashtëm.
Për sa i përket numrit të net-qëndrimeve, për këtë periudhë ishin 70,575 ku 62.35 ishin nga të huajt, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Pjesë e anketës në statistikat e hotelerisë për muajin nëntor ishin 209 hotele.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e kishte rajoni i Prishtinës me 17,863 vizitorë dhe 24,403 net-qëndrimi.
Derisa numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Peja e kështu me radhë.
Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëri, Gjermania dhe Zvicra.