Shkendije Himaj, kandidatja e preferuar e britanikëve për guvernatore të BQK-së

Nga 14 kandidatë që kanë shprehur interesim për marrjen e pozitës së Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tashmë në listën e ngushtë për këtë konkurs kanë mbetur vetëm katër emra.

Buletini Ekonomik merr vesh se këta katër kandidatë që do t’i shkojnë për votim Kuvendit, janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj.

Nexhat Kryeziu deri më tani ka qenë edhe anëtar Bordi në këtë institucion, ndërsa kandidatja e vetme grua, Shkëndije Himaj, ka qenë zyrtare e lartë në BQK për disa vite rresht.

Reklama e sponzorizuar

Buletini Ekonomik ka siguruar listën e Ambasadës Britanike e cila ka monitoruar procesin e vlerësimit të kandidatëve.

Shkendije Himaj i prinë listës së britanikëve me më së shumti pikë, 32 gjithsej, duke e bërë atë kandidaten më serioze për këtë pozitë.

Kandidati i dytë më i poentuar është Ahmet Ismajli me 28 pikë, Nexhat Kryeziu 27.5 pikë, Genc Rraci me 24.5 pikë, Lulzim Ismajli me 24 pikë dhe Fehmi Mehmeti me 23.5 pikë.

Ndërsa përzgjedhjen për listën e ngushtë e ka bërë vet Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve, pas intervistimit të djeshëm të kandidatëve. Kjo listë e ngushtë në një afat të shkurtër kohor do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës, për votim të kandidatëve.

Ndryshe, 14 kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e të parit të BQK-së janë si më poshtë:

  1. Fehmi Mehmeti
  2. Shkëndije Himaj,
  3. Nexhat Kryeziu,
  4. Emanuel Bajra,
  5. Mentor Nimani,
  6. Bezad Halilaj,
  7. Artan Ajazaj,
  8. Valdrin Krasniqi,
  9. Mentor Geci,
  10. Genc Rraci,
  11. Ardian Uka,
  12. Ahmet Ismaili,
  13. Lulzim Ismajli,
  14. Gëzim Tosuni.