Gjithsej 208 mijë e 667 familje janë subvencionuar për kursim të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2022 nga Ministria e Financave. Ky subvencionim është procesuar në llogaritë e konsumatorëve në KESCO dje.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.
Murati theksoi se gjatë dhjetorit, nga kursimi i energjisë elektrike përfituan 208 e 667 mijë qytetarë.
“Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin ‘GOVSUB – Energy Saving/2022/P12’”, ka shkruar ai.
Ministri Murati me këtë rast ka bërë thirrje për kursim të energjisë.











