ATK thirrje bizneseve: Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë bizneset që të regjistrojnë veprimtaritë ekonomike dhe të deklarojnë punëtorët e tyre.

ATK njoftoi për procedurat se çfarë duhet të bëjnë bizneset që të mos ndëshkohen nga ligji.

“Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre. Po ashtu, ATK, rikujton të gjithë personat që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore”, thuhej në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu në njoftim thuhej se ku do të fokusohen aktivitet e ATK-së dhe se në rast moszbatimi do të ndëshkohen nga ligji.

“Gjithashtu ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj”, thuhej në njoftim.