Bankat italiane do të mbyllin 27% të degëve gjatë 7 viteve të ardhshme

Numri i degëve të bankave në Itali do të tkurret në rreth 16,000 në vitin 2029, nga 22,000 vitin e kaluar, tha të mërkurën Deloitte.

Kjo vjen si arsye se klientët po përqafojnë gjithnjë e më shumë bankingun dixhital.

Në një raport mbi përparimin dixhital të bankave, Deloitte parashikoi se bankat online do të arrinin një penetrim prej 60% në Itali gjatë shtatë viteve të ardhshme, nga 45% në 2022.

Reklama e sponzorizuar

Kompania rendit huadhënësit në një shkallë që varion nga ‘të ardhurit dixhitalë me vonesë’ deri në ‘kampionët dixhitalë’, bazuar në rezultatin e saj të maturimit të bankingut dixhital (Digital Banking Maturity, DBM).

Në përgjithësi, DBM e bankave italiane u përmirësua nga renditja e mëparshme në 2018, me dy huadhënës, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, të klasifikuar si kampionë dixhitalë.

Deloitte tha se kjo ishte falë një game të gjerë shërbimesh dixhitale, të cilat klientët i konsiderojnë të rëndësishme, si dhe një përvojë dixhitale më të mirë se ato të kolegëve për përdoruesit.

“Kampionët dixhitalë gjithashtu, kanë një performancë më të mirë financiare, me një rritje të kthimit të kapitalit prej 1.5 pikë përqindjeje kundrejt lojtarëve të tjerë,” tha Manuel Pincetti, Partneri i Lartë Dixhital i Deloitte./Reuters/