Sa janë pensionet në vendet e rajonit?

Pensioni minimal në Kosovë, tash e tutje do të jetë 100 euro. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas një infografike të publikuar në nëntor të vitit të kaluar nga REL, në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi.

Reklama e sponzorizuar

Deri sot, në vendin tonë pensioni minimal ka qenë 90 euro, kurse ai maksimal 627 euro.

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni minimal është 170 euro derisa pensioni maksimal është 938 euro.

Pensionet maksimale në shtete e tjera shkojnë mbi 1mijë euro.

Në Mal të Zi, pensioni maksimal është  1 mijë e 100 euro, e minimali 147 euro.

Pensionin maksimal më të lartë nga këto shtete e ka Serbia, apo 1 mijë e 258 euro. Ndërkohë, ai minimal është 136 euro.

Në Bosnjë e Hercegovinë, pensioni minimal është prej 160 apo 212 euro, kurse maksimal sillet rreth 1 mijë e 90 euro.