Çka përmban propozim-rezoluta për tatimin në pronë?

Në seancën e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës, të enjten do të diskutohet për tatimin në pronë.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar propozim-rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila pritet të shqyrtohet si pikë e shtatë e rendit të ditës, në seancën pelanare, e cila pritet të fillojë nga ora 10:00.

Por, çka përmban kjo rezolutë e iniciuar nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti?

Reklama e sponzorizuar

Pika e dytë, kërkon nga MFTP që të sjellë me urgjencë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Më tutje, sipas kësaj pike, bashkë me Projektligjin e dorëzuar të sjellen ndryshime që të mundësojne përshtatjet e nevojshme nga ngarkesa tatimore, duke pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike dhe sociale dhe shkallën e inflacionit, përfshirë edhe ndryshimin e pragut të poshtëm tatimor.

Kërkesa e tretë ka të bëjë me atë që MFPT, të bëjë rivlerësimin e plotë të pronave për vitin 2023, pas përcaktimit të zonave, të cilat zona duhet të marrin parasysh zhvillimin e vendbanimeve dhe ndryshimin e ngastrave kadastrale, si dhe për faktin se në rivlerësimin e fundit është përdorur zonimi i vjetër, thuhet në pikën e tretë të kësaj rezolute.

Ndryshe, në janar të këtij viti, qytetarët e Kosovës kishin marrë faturat e tyre të reja mbi tatimin në pronë për vitin 2023. Fatura e tyre ishte dyfishuar, e në disa raste ajo ishte trefishuar. Krejt kjo si pasojë e një rivlerësimi të ri të pronave të bërë në vitin 2022 nga Departamenti për Tatimin mbi Pronë, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Financave.