Japonia dhe Yeni dixhital – Vendi nis një projekt pilot për testimin e përdorimit të tij

Yen Currency Business Banking Finance Technology Concept.

Japonia do të nisë një projekt pilot në muajin prill për testimin e përdorimit të yenit dixhital. Deklarata u bë nga Banka Qendrore në vend, duke iu bashkuar në këtë mënyrë një numri në rritje vendesh që kërkojnë të arrijnë Kinën e cila kryeson në lançimin e një monedhe dixhitale të bankës qendrore.

Lëvizja e pritur prej kohësh vjen pas dy vjet eksperimentesh që Banka e Japonisë  ka kryer për të vendosur nëse do të hedhë apo jo në treg monedhën dixhitale. Por vendimi vjen dhe pak kohë përpara ndërrimit të drejtuesit të Bankës së Japonisë  Ajo vjen gjithashtu përpara kalimit të lidershipit të BOJ tek akademiku Kazuo Ueda.

Drejtori aktual i Bankës u shpreh se shpreson që projekti pilot do të sjellë dizajne të përmirësuara përmes diskutimit me bizneset private. Ai folu pas takimit të bankës qendrore me drejtuesit e sektorit privat.

Reklama e sponzorizuar

Sipas projektit pilot, Banka e Japonisë do të kryejë transaksione të simuluara me institucionet financiare private në një mjedis testimi. Ajo nuk planifikon të kryejë transaksione aktuale ndërmjet shitësve me pakicë dhe konsumatorëve. Programi do të ndihmojë Bankën e Japonisë të jetë gati në rast se qeveria vendos të emetojë një jen dixhital. Nëse një i tillë do të lëshohej në të ardhmen, eksplorimi i kornizës së tij në një mënyrë prej shumë fazash dhe angazhimi në komunikim shumë transparent me sektorin privat janë hapa të nevojshëm për t’u miratuar në shoqëri, sipas frejtorit të bankës.

Japonia dhe ekonomitë e tjera të përparuara po përpiqen të arrijnë Kinën, e cila është në krye të një gare globale për të zhvilluar monedhën dixhitale dhe ka realizuar skemat pilot për pagesat me pakicë.

Rezerva Federale e SHBA-së gjithashtu ka eksploruar se si mund të lëshojë një dollar plotësisht dixhital që disa e kanë quajtur ‘Fedcoin’. Drejtuesit e Fed kanë thënë se çdo lëshim i një aseti të tillë do të kishte nevojë për mbështetjen e liderëve të zgjedhur. /Scan tv/