Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka njoftuar se vendi pritet të përfitojë mbi 60 milionë euro nga programi IPA 2022, që jepet nga Bashkimi Evropian.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në arsyetimin e këtij programi tha se do të përkrahen disa projekte.
“Kosova në marrëveshjen IPA 2022 do të përfitoj 62.5 milionë euro. Ky program do të përkrah profesionet e lira, instrumentet për afrimin me BE-në, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, ekonomia qarkore dhe integrimi i përgjithshëm socio-ekonomik”, tregoi Bislimi.
Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi që autorizon presidenten Vjosa Osmani që ta nënshkruaj këtë marrëveshje. /Telegrafi/