Sot filloi projekti “SUPERPUNA”. Të gjithë të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë për punë me ç’rast Qeveria e Republikës së Kosovës si ndërmjetëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve deri në lartësinë e pagës minimale 264 euro që ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të subvencionojë këta të rinj.
“Një familje që i ka dy të rinj prej moshës 18 deri 25 vjeçare do të mund t’i marrë mbi 500 euro shtesë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për 6 muajt e parë është 264 euro subvencionimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pra projekti “SUPERPUNA” është një super projekt për rininë tonë edhe i thërrasim të gjithë ndërmarrësit, biznesmenët, por gjithashtu edhe të rinjtë që të aplikojnë dhe të punësohen. Kjo është diçka e pa parë në Kosovën e pavarur dhe shumë me rëndësi për rininë tonë”, tha Kryeministri Albin Kurti.
Linku për aplikim: https://www.facebook.com/superpuna