Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka përmendur të hënën një nga “mashtrimet” e radhës së Qeveria Kurti ua ka bërë qytetarëve.
Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje premtonte se reciprociteti me Serbinë është çështje ditësh, ndërsa me të ardhur në pushtet e ka rritur importin nga Serbia.
“Nga ‘reciprociteti me Serbinë çështje ditësh, në 371 milionë euro import nga Serbia. Kosova meriton më mirë!”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.
Ndryshe, të dielën kjo parti ka përmendur edhe disa premtime të tjera të Qeverisë, që sipas tyre janë mashtrim i madh. Njëri nga këto premtime është ai për energjinë elektrike të qëndrueshme dhe të lirë dhe tjetri për përfundimin e të gjitha rrugëve në Kosovë.