Maqedonia e Veriut pret të ketë tepricë të rrymës së prodhuar nga burimet e gjelbëra, nga pranvera deri në vjeshtë

Projektet solare që tashmë janë pajisur me leje ndërtimi në Maqedoni të Veriut kanë fuqi të instaluar të përbashkët të prodhimit prej 400 megavatësh, ka thënë ministri i këtij vendi Kreshnik Bekteshi, raporton Balkan Green Energy News.

Ai ka shtuar se sipas parashikimeve, ky vend do të ketë tepricë të rrymës së prodhuar nga burimet e gjelbërta nga muaji maj deri në tetor të këtij viti.

Në më pak se katër vite, mbi 700 megavat kapacitete të reja të ripërtëritshme do të kyçen në rrjet, ka vlerësuar ministry Bekteshi.

Reklama e sponzorizuar

Në anën tjetër, operatori i sistemit të transmetimit në Maqedoni të Veriut, përgjegjës për kyçjen e projekteve që kanë mbi 10 megavat kapacitete të instaluar të prodhimit, ka thënë se ka pranuar 43 kërkesa për kyçje vitin e kaluar, me kapacitet të instaluar prej 5.14 gigavtësh.

Ata kanë thënë se presin kërkesa për kyçjen e 8 gigavatëve tjera.

Udhëheqësi i këtij institucioni, Orhan Murtezani ka shtuar se kërkesa për kyçje të reja e lartë është jashtzakonisht e lartë dhe se së shpejti do të obligohen investitorët të instalojnë bateritë krahas projekteve të tyre të prodhimit të rrymës nga burimet e ripërtëritshme.