Importi i energjisë elektrike në dhjetor të vitit 2022 ishte 354.67 GWh kurse eksporti i energjisë elektrike në të njetën periudhë ishte 223.97 GWh (këtu janë të perfshira edhe sasia e transmisionit), thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Kësisoji, në dhjetor 2022 Kosova ka importuar 12.86% më pak rrymë dhe ka eksportuar 93,39% më shumë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021, raporton Kosovo.Energy.
MWh | Dhjetor 2021 | Dhjetor 2022 |
---|---|---|
Importi | 407.008 | 354.671 |
Eksporti | 115.812 | 223.972 |
Ndryshe, sipas statistikave të publikuara nga ASK, gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 802.66 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 539.66 GWh, ose 4.92% më i vogël, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Rritje ka shënuar prodhimi hidrocentralet dhe burimet e erës dhe ato solare.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.58%.