Pagat për muajin shkurt me ligjin e ri

Paga
Fotografi ilustruese

Pasi Kuvendi dje ia dha dritën e gjelbër koeficientit prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik, në muajin shkurt ato do të dalin sipas ligjit të ri.

Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.

Me ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, ku ajo do ta ketë pagën më të madhe.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, janë rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.