Ndalet B2-shi, Kosova sërish pa 260 megavatë rrymë

Termocentrali Kosova B- Buletini Ekonomik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se sot është ndalur njësia B2 e termocentralit Kosova B.

Gjatë kësaj ndalese të shkurtër, KEK thotë se do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) të paraqitura në kaldajë. Ky proces dhe sanimet e nevojshme janë planifikuar të përfundojnë nesër gjatë ditës.

“KEK, gjithashtu bënë me dije që ka arritur të sigurojë të gjithë energjinë e nominuar nga njësia B2 për sot, datë 05.12.2024”.

Reklama e sponzorizuar

Sipas KEK, kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Derisa të rikthehet blloku B2 në prodhim, Kosova do të ketë minus 260 megavatë-orë energji elektrike më pak, ose saktësisht sa është kapaciteti i kësaj njësie.

Termocentrali Kosova B, siç dihet ka kapacitet të përgjithshëm të prodhimit saktësisht 520 megavatë-orë rrymë, ose secili bllok veç e veç nga 260 megavatë.

Mungesën e rrymës patjetër poqëse nuk do të aplikohen reduktime të ashpra gjatë kësaj periudhe sa do të jetë jashtë funksionIT B2-shi, KEDS-i duhet ta kompensojë nga importi.