Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi ka njoftuar se sot është bërë shkëputja e kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale “N2 Prishtinë – Mitrovicë”.
Durmishi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC”, ka shkruar Durmishi.