Të falen 100 euro të tatimit në pronë apo të pezullohet rivlerësimi i fundit i pronave, deputetët sot me rezolutë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën plenare të radhës.

Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për propozimin e GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve nëpër komisione parlamentare, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për verëra dhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Reklama e sponzorizuar

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,

Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.