Miratohet buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2025, në vlerë mbi 33 milionë euro

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është miratuar buxheti i kësaj komune për vitin 2025, në vlerë prej 33 milionë e 459 mijë e 115 euro, raporton Express.

Bulliqi ka thënë se ky buxhet reflekton prioritetet kryesore, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, kulturën dhe sportin.

Reklama e sponzorizuar

“Si një buxhet gjithëpërfshirës, kemi planifikuar investime në pjesën më të madhe të fshatrave dhe lokaliteteve, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. I falënderoj anëtarët e Kuvendit për bashkëpunimin e treguar dhe mbështetjen e tyre për këtë buxhet që siguron zhvillim të qëndrueshëm për Komunën dhe qytetarët tanë!”, ka shkruar Bulliqi.