Turqia “mbush” kasafortat me ari – Importoi më shumë se 58 tonë nga Zvicra vetëm në muajin janar

Ari

Importet e arit të Turqisë nga Zvicra u rritën në nivelet më të larta të njëmbëdhjetë viteve të fundit, pasi inflacioni aktual në vend rriti kërkesën për metalin e çmuar. Në veçanti, më shumë se 58 tonë metal të çmuar u dërguan në Turqi muajin e kaluar, sipas doganave zvicerane, shifra më e lartë mujore që nga janari 2012.

Shifra mbresëlënëse – që përfaqëson 42% të totalit të eksporteve të arit – vjen në një moment që inflacioni në vend është në 85%, megjithëse analistët vlerësojnë se norma reale e kalon 100%.

Qeveria e Turqisë aktualisht po ndërmerr hapa për të kufizuar disa importe të arit pas tërmeteve shkatërruese që shkaktuan më shumë se 47 mijë viktima. Bankave iu është kërkuar gjithashtu që të vendosin diferenca minimale për shitjet e arit për blerësit vendas në një përpjekje për të frenuar kërkesën. Blerjet e huaja të arit kanë qenë një nga problemet më të mëdha në financat e jashtme të Turqisë në muajt e fundit, duke rritur presionin mbi lirën – aktualisht në vështirësi.

Reklama e sponzorizuar

Banka qendrore e vendit ishte blerësi më i madh mes institucioneve publike vitin e kaluar, duke shtuar 148 ton ar në rezervat e saj. Kërkesa për bizhuteri në vend u rrit me 32% në tremujorin e katërt të 2022 – shit. Pavarësisht rritjes së çmimeve të arit në tremujorin e katërt, inflacioni solli në plan të parë motivimin e investimeve. Turqia ka rritur ambiciet e saj për të prodhuar më shumë ar se mesatarja aktuale prej 35 ton në vit gjatë pesë viteve të fundit, u shpreh presidenti Erdogan javën e kaluar. Krahas naftës, ari është një nga artikujt më të importuar, sipas tij.

Ari është një mall shumë popullor për familjet turke dhe përdoret si një mbrojtje ndaj monedhës dhe presioneve inflacioniste.

Inflacioni i Turqisë u rrit deri në 85% vitin e kaluar, përpara se të binte në 64% në dhjetor, për shkak të lehtësimit të politikës monetare, e cila rezultoi në norma më të ulëta interesi pavarësisht rritjes së çmimeve. Gjithashtu, lira turke u zhvlerësua me gati 30% vitin e kaluar, ndërsa çmimi i arit është rritur me 40% në bazë vjetore. /Scan tv/