Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate ka treguar se është shënjestruar një rast për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’.
Në këtë çështje janë të përfshirë katër persona.
Rasti është koduar me nofkën “Frangu” në mbledhjen e sotme të Blerim Isufajt, Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, së bashku me ekipin për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda.
Sa i përket hetimeve financiare, është arritur të ngrihen llogaritë bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.
“Në llogaritë e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej: 2,131,223.31 EUR dhe 878,632.47 CHF”, raportohet në njoftim.
Gjatë hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër persona ku tre prej tyre janë në paraburgim.