Krejt këtë po e thonë drejtorët e drejtorive komunale për tatimin në pronë, e që këtë shqetësim tashmë e kanë nisur në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Gazeta Blic se kjo ka shkaktuar një huti të madhe te qytetarët të cilët nuk po dinë se sit ë veprojnë.
“Si pasojë e rritjes së faturave të tatimit në pronë për vitin 2023, në bazë të informatave që kemi nga drejtorët komunal të financave, ka rënie drastike të pagesave të qytetarëve për tatim në pronë. Sipas drejtorëve komunal, kjo është duke ndodhur sepse qytetarët janë në pritje të ndonjë vendimi se çka do të ndodhë me premtimin e Ministrit Murati që komunat mund t’i falin nga 100 euro si dhe ndryshimet ligjore të proklamuara nga Ministri Murati”, thotë Ibrahimi
Sipas tij, komunat kanë kërkuar që vendimi për ngritjen e tatimit në pronë të pezullohet.
“Këtë mund ta bëjë ministri Murati, nëse ka vullnet sepse ka bazë ligjore, por gjithashtu komunat kanë kërkuar që të mos ketë ngritje të tatimit në pronë. Mendojmë që Ministri Murati duhet t’i tregoj qytetarëve se çka duhet të bëjnë, sepse nëse qytetarët nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë në afatin e përcaktuar me ligj atëherë ekzistojnë edhe gjobat dhe ndëshkimet”, vlerëson Sazan Ibrahimi nga AKK.
Ai thotë se Ministria e Financave duhet edhe ta sqarojë dhe të jap zgjidhje për këtë problem.