Finlanda do të instalojë më shumë se 3GW kapacitete të energjisë së erës përgjatë viteve 2023-2024

Finlanda pritet të instalojë 3.25GW kapacitet të reja të erës gjatë 2023-24, me zhvilluesin francez Neoen që do të siguroj pjesën më të madhe të kapacitetit të ri këtë vit dhe firmën finlandeze OX2 që do të kryesoj në vitin 2024.

Instalimet e kapaciteteve të reja të erës këtë vit parashikohen në rreth 1.8 GW, me Neoen që pritet të instalojë 22%, përmes parkut të tij 404 MW në Mutakalampi. Kurse zhvilluesi finlandez Winda pritet të komisionojë rreth 11% të totalit përmes projekteve 80 MW në Kalajoki dhe 45.6 MW në Kinnula dhe Kyyjarvi, me zhvilluesin Ilmatar Energy që do të instaloj 13%, ose 242 MW, sipas të dhënave nga kompanitë dhe shoqata finlandeze e erës të cilat i ka përpunuar Argus.

Finlanda pritet të vërë në përdorim 1.45 GW të kapacitetit të erës vitin e ardhshëm, me pjesën më të madhe të instaluar nga OX2 në 32% përmes vënies në punë pak më të hershme të projektit Lestijarvi 455 MW, ndërsa Fortum i Gjermanisë do të përbëjë rreth 26% të shtesave, pasi Pjelax 380 MW -Parqet e erës Bole dhe Kristinestad Norr janë përfunduar. Dhe rreth 1 GW parashikohet në vitin 2025 – kur prodhimi i erës pritet të mbulojë 28% të konsumit të energjisë të Finlandës në fund të atij viti, sipas shoqatës së erës të Finlandës.

Reklama e sponzorizuar

Parqet e erës vitin e kaluar kanë rritur kapacitetin finlandezë në 1.26 GW, nga 902 MW në 2021 dhe 795 MW në 2020. Rritja e mprehtë e kapacitetit të erës që parashikohet të lidhen me rrjetin e ka shtyrë operatorin e sistemit të transmetimit Fingrid të zgjedhë tre kompani energjetike për studime në lidhje me pjesëmarrjen e parqeve të erës në tregun e automatizuar të rezervave të energjisë këtë vit dhe ndoshta në 2024.

“Rritja e ndjeshme e fuqisë së erës ndonjëherë mund të bëjë që prodhimi i energjisë elektrike të përbëhet kryesisht nga energjia e erës dhe energjia bërthamore. Prandaj, pjesëmarrja e energjisë së erës në tregun rezervë është e rëndësishme,” tha Fingrid.

OST ka zgjedhur kompaninë estoneze të energjisë së rinovueshme Enefit Green, firmën tregtare Centrica Energy dhe firmën e investimeve Prime Capital për të marrë pjesë në tregun e automatizuar të rezervave të frekuencave – një mekanizëm që siguron automatikisht stabilitet në rrjet – me 550 MW të kapaciteve të erës që do të merrin pjesë.