Panelet solare lundruese mund të vendosen nëpër rezervuare, dhe nëse shfrytëzohet kapaciteti i plotë i tyre ato mund të mbulojnë 1/3 e kërkesës botërore për energji si dhe të parandalojnë humbjen e një sasie të madhe të ujit përmesë ngadalsimit të avullimit të tij.
Kostoja e energjisë diellore ka rënë në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit, duke e bërë atë burimin më të lirë të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të botës. Kjo rënje e çmimit të energjisë së prodhuar nga kjo teknologji do të thotë gjithashtu se ne mund të instalojmë panele në vende që përndryshe do të ishin shumë të shtrenjta por që kanë potencial të madh energjetik.
Një nga opsionet më intriguese është vendosja e paneleve mbi trupa artificialë të ujit, të cilat mund të jenë lundrues ose të vendosura pezull nëpër kabllo. Ndonëse është më e shtrenjtë se instalimet në tokë, kjo krijon mundësi të favorshme: panelet kufizojnë avullimin e ujit dhe uji ftoh panelet, duke i bërë që ato të funksionojnë në mënyrë më efikase në klimat e ngrohta.
Ndërsa potenciali i panelve lundrues është ekzaminuar në një numër vendesh, një grup studiuesish tani kanë bërë një analizë globale dhe kanë gjetur se është ky potencial është shumë i madh. Edhe nëse i kufizojmë instalimet në një pjesë të sipërfaqes së rezervuarëve ekzistues, panelet lundruese mund të gjenerojnë afro 10,000 TWh në vit, duke ruajtur mbi 100 kilometra kub ujë nga avullimi.
Globalizimi i kësaj teknologjie
Ekipi ndërkombëtar i studiuesve që qëndron pas këtij studimi pranon se ata nuk janë nga të parët që shqyrtojnë potencialin e paneleve lundruese. Por shumica e analizave të mëparshme ishin të kufizuara në një vend të vetëm ose në një sistem të vetëm rezervuarësh. Ky studim është bërë në mënyr globale dhe përdor një model të përditësuar të performancës fotovoltaike në kushte të ndryshme mjedisore, të zhvilluar nga Laboratori Kombëtar Sandia i Departamentit të Energjisë të SHBA. Ekipi gjithashtu mori të dhëna për temperaturat, rrezatimin diellor dhe shpejtësinë e erës gjatë dy dekadave nga dy sisteme të ndryshme satelitore që vëzhgojnë Tokën.
Studiuesit vërejnë se panelet diellore lundruese në rezervuarë kanë një sërë avantazhesh përveç ftohjes së paneleve dhe reduktimit të humbjes së ujit. Njëra është që ju nuk po shfrytëzohet tokë e cila mund të ketë funksione të tjera për ta mbuluar atë me panele. Ndërsa panelet do të bllokojnë dritën që të arrijë në ujë, kjo mund të ndihmojë në kufizimin e lulëzimit të dëmshëm të algave nëpër rezervat e ujit.
Një avantazh tjetër është se shumë rezervuarë janë afër qendrave të popullsisë që kanë nevoj për energji dhe janë në afërsi me rrjetet elektrike, duke e bërë më të lehtë përfitimin e energjisë së prodhuar në to. Së fundi, shumë rezervuarë janë të lidhur me sistemet e hidrocentraleve dhe të dy burimet e energjisë mund të menaxhohen si një njësi e vetme për të mbajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha kushtet metereologjike.
Për të ndihmuar në ruajtjen e ekosistemeve brenda rezervuarëve dhe përdorimin e rezervuarëve për rekreacion, studiuesit kufizuan zonën që do të mbulohej nga panelet në një maksimum prej 30% të sipërfaqes së rezervuarit.
Sa është kapaciteti global i kësaj teknologjie?
Në nivel global, sasia e energjisë elektrike që mund të prodhohet është rreth 9,400 TWh çdo vit. Për krahasim, përdorimi global i energjisë elektrike është rreth 22,800 TWh, që do të thotë se panelet lundruese mund të sigurojë mbi 40% të nevojave botërore për energji elektrike. Kufizimi i mbulimit të sipërfaqeve të rezervuarit në 10% – një ulje mjaft domethënëse – do të lejonte akoma prodhimin e 4,300 TWh.
Përballja me nxehtësinë
Kur bëhet fjalë për kursimin e ujit, panelet do të kenë një efekt të dukshëm. Kjo për shkak se ata veprojnë duke ulur temperaturën e ujit, në vend që thjesht të bllokojnë rrezet e diellit. Si rezultat, avullimi i ujit do të bie me rreth 45%. Në përgjithësi, avullimi i ulur kursen afërsisht 100 kilometra kub ujë në vit, që autorët thonë se mjafton për të plotësuar nevojat e rreth 300 milionë njerëzve.
Ata citojnë në mënyrë specifike vendet me popullsi të lartë dhe me mungesë uji që mund të përfitojnë, si Egjipti dhe Afrika e Jugut. Kjo e fundit, vlerësojnë ata, mund të gjenerojë 144 nga 205 TWh të përdorimit vjetor të energjisë elektrike nga panelet lundrues dhe të shmangë humbjen e 1.6 kilometrave kub ujë nga avullimi.
Prospektet në Shqipëri për këtë teknologji
Ankandet për panelet lundurese janë përmendur disa herë nga zyrtar qeveritar të Shqipërisë. Profili i mirë i energjisë diellore në vend dhe prezenca e rezervuarëve të shumtë të hidrocentraleve bënë që kjo teknologji të ketë hapsirë të mjaftueshme për implmentin në vend.