Hoti ironizon me Muratin pas shtrenjtimit të energjisë elektrike: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi ZRRE vendosi ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje. 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%. Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai thotë se ministri i Financave është gëzuar me suficit, derisa sipas tij ky është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale.

Reklama e sponzorizuar

“Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar tutje Hoti në Facebook.

Ndryshe Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji vendosi sot që energjia elektrike në Kosovë të shtrenjtohet për 15.4 për qind.

Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli./Telegrafi/