Tensionet politike me Uashingtonin dhe standardet më të ashpra të kontabilitetit në Londër, kanë dekurajuar listimet në tregje më të mëdha
Kompanitë kineze po vërshojnë në Zvicër, për të rritur kapitalin, pasi kanë hasur vështirësi për të investuar në SHBA, për shkak të tensioneve gjeopolitike, si dhe në Britani për shkak të standardeve më të ashpra të auditimit.
Nëntë kompani kineze u transferuan në Zyrih vitin e kaluar, duke investuar 3.2 miliardë dollarë në vendin Europian, sipas SIX, operatori i tregut të aksioneve zvicerane. Kjo shumë tejkalon 470 milionë dollarët që ata investuan në Nju Jork, thanë të dhënat nga Dealogic.
Zhvendosja e fokusit të tyre në Zvicër, vjen si përgjigje ndaj muajve të tëra tensionesh midis Pekinit dhe Uashingtonit, mbi standardet për kompanitë kineze në tregjet amerikane. SHBA-të kërkuan akses më të madh në auditimet financiare të kompanive të listuara, por Kina rezistoi, duke përmendur dëshirën për të mbrojtur sekretet shtetërore.
Zyrihu ka përfituar veçanërisht nga shqetësimi, pasi ka kërkesa më pak shtrënguese për transparencën e auditimeve të kompanive.
Dhjetra kompani të tjera kineze po kërkojnë të përdorin një lidhje të krijuar vitin e kaluar, që lidh bursat e Shangait dhe Shenzhen me tregun kryesor në Zyrih, sipas bankierëve dhe drejtuesve të bursës.
Skema e “lidhjes së aksioneve” (stock connect scheme), e modeluar sipas një modeli të ngjashëm me Londrën, lejon kompanitë që janë të listuara në një vend, të rrisin kapitalin duke investuar në tjetrin. Pesë kompani të tjera kaluan në tregun zviceran në vitin 2022.
“Zvicra po rrezikon shumë për t’u bërë një treg kinez,” tha një ekzekutiv i lartë në një bursë rivale, duke shtuar se, nëse të gjitha kompanitë kineze që kanë njoftuar planet për t’u listuar, shkojnë përpara, “atëherë do të jetë më shumë kapital sesa u mblodh në të gjithë të gjitha vëllimet e IPO-ve Europiane vitin e kaluar. Ju dëshironi shumë aktivitet, por përfundoni me shumë rrezik nëse sasia e madhe e sigurisë suaj vjen nga një juridiksion”.
Këtë vit, i vetmi listim në Zvicër ka qenë kinez, Zhejiang HangKe Technology Incorporated Co, e cila prodhon pajisje të baterive litium dhe investoi 172 milionë dollarë.
Në vend që të ndërmarrin një listim të plotë, kompanitë që përdorin Stock Connect lëshojnë fatura globale të depozitave, të cilat përfaqësojnë aksione në kompani të huaja, ndërsa emetuesi mban aksionet bazë në tregun e tij vendas.
Valeria Ceccarelli, drejtuese e tregjeve parësore në SIX, tha se rritja e listimeve kineze “konfirmon atraktivitetin e SIX dhe qendrës financiare zvicerane, si një qendër ndërkombëtare për kompanitë për të rritur kapitalin”.
Për kompanitë kineze, listimet jashtë shtetit ndihmojnë për ta bërë më të lehtë anashkalimin e kontrolleve të ashpra të kapitalit vendas. Kompanitë po mblidhnin para për të financuar rritjen e tyre ndërkombëtare dhe për të rritur prezenën e tyre në Europë, shtoi Ceccarelli.
Disa kompani kineze po shikojnë gjithashtu Britaninë, duke përdorur programin Stock Connect të Bursës së Londrës, i cili ekziston që nga viti 2019 dhe ka çuar në pesë emetues që kanë investuar rreth 6.5 miliardë dollarë.
Dy biznese kanë njoftuar planet për të listuar aksionet e tyre në MB deri më tani këtë vit, kompania kimike Yongtai dhe grupi prodhues Lingyi iTech.
Por, drejtuesit e bursës thonë se një vendim i rregullatorit të auditorit në Mbretërinë e Bashkuar, Këshilli i Raportimit Financiar (Financial Reporting Council), për të mos i konsideruar standardet kineze të auditimit si ekuivalente me standardet ndërkombëtare, ka shtyrë më shumë kompani drejt Zvicrës, e cila pranon llogaritë kineze për faturat e depozitave.
“Autoritetet zvicerane nuk heqin dorë nga asnjë kërkesë auditimi, por i trajtojnë kompanitë kineze njësoj si kompanitë e tjera të huaja, sipas Aktit Zviceran të Mbikëqyrjes së Auditimit.” tha Ceccarelli.
“Në fund, është kompania që vendos se ku të listohet”, tha ajo, duke shtuar se bursa është në dijeni të 20 kompanive të tjera kineze, që planifikojnë të listohen në Europë përmes një fature globale depozitimi (Global Depositary Receipt, GDR). /Financial Times/