Inspektorati i Punës gjobit Postën e Kosovës me 3 mijë euro, shkaku i degradimit të punëtorëve

Ndërmarrja publike "Posta e Kosovës"

Posta e Kosovës është gjobitur nga Inspektorati i Punës me 3 mijë euro për shkak të shkëputjes së kontratës që i ka bërë një punëtori, duke shkelur dispozitat ligjore të Ligjit të Punës.

Në vendimin e inspektoratit që e ka siguruar Demokracia.com, thuhet se Posta e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Punës.

“Cënimin e dispozitës së Ligjit të Punës Nr.03/L-212, neni 10, {Kontrata e Punës}, paragrafi 1. Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari. Kontrata përfshin elementet e përcaktuar sipas nenit 11 të këtij ligji”. Si dhe paragrafi 5. “Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet për një periudhë të pacaktuar kohore”, i shqiptohet gjobë në lartësi prej 2000.00 (dy mijë euro)”, thuhet në vendimin që ka siguruar Demokracia.com.

Reklama e sponzorizuar

Në arsyetimin e dhënë nga Inspektorati i Punës për punëtorin Kastriot Abdylin është cekur përvoja e punës dhe vazhdimi i kontratës për dhjetë vjet nga Posta e Kosovës.

“Punonjësi Kastriot Abdyli ka lidhur kontrata pune [për kohë të caktuar me punëdhënësin “Posta e Kosovës Sh. A”, për pozitën Menaxher i Departamentit për Shërbime Postare, me nr 01-2880-180/2011, për periudhë kohore nga 01.06.2011 deri më 01.12.2012”, thuhet tutje në këtë vendim.

Kastritot Abdyli në pozitën Menaxher i Departamentit për Shërbime Postare ka punuar që nga viti 2011 deri në maj të vitit të kaluar.

“Punonjësi Kastritot Abdyli ka lidhur kontratë pune për kohë të caktuar me punëdhënësin “Posta Sh.A.”, për pozitën Menaxher i Departamentit për Shërbime Postare, me nr. 01-2682/21 për periudhën kohore nga 01.07.2021 deri më 31.03.2022. Nga shqyrtimi i kontratave të punës shihet qartazi se punonjësi ka punuar për më shume se 10 (dhjetë) vite, në të njëjtën pozitë me kontratë me kohë të caktuar, andaj bazuar në dispozitat e Ligjit të Punës Nr.03/L-212, neni 10 (Kontrata e Punës), Paragrafi 5, citoj: ”Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit me të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore. Prandaj, punëdhënësi ka vepruar në kundërshtimin me dispozitën ligjore të lartcekur duke nxjerrë vendim që për pozitën në fjalë “Menaxher i Departamentit për Shërbime Postare”, duke e caktuar punonjësin si ushtrues detyre për të njëjtin pozitën”, thuhet në vendim

Po ashtu, Inspektorati i Punës ka dhënë vërejtje për Postën e Kosovës për mospajisjen e kontratës së përhershme.

“I sqarohet punëdhënësit se, bazuar në kontratat e punës, punonjësi ka arritur kohën prej 10 (dhjetë) vite të punës qysh në vitin 2021, andaj, ai tashmë është dashur të pajisjet me kontratë të punës për kohë të pacaktuar. Gjithashtu, Inspektorati i Punës ka trajtuar edhe vërejtjet e dhëna ndaj Raportit Zyrtar nga punëdhënësi dhe nga punonjësi. Punëdhënësi është dashur të pajis me kontratë të punës për kohë të pacaktuar punonjësin në pozitë për të cilën punonjësi ka shërbyer për më shumë se 10 (dhjetë) vite, respektivisht, pozitën Menaxher i Departamentit për Shërbime Postare, dhe jo me kontratë të punës për kohë të pacaktuar për pozitën Zyrtar i lartë i shitjës se produkteve”, nuk është pajisur asnjëherë me kontratë të punës, por vetëm me vendim, gjë që është vepruar ne kundërshtim me nenin 10, paragrafi I, të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 siç është theksuar në pikën I, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e dhënë./Demokracia