Kurti pranon draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

Kryeministr Albin Kurti, ka takuar grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

Siç njoftohet, grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana, informoi Kurtin lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë këtu takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Projektligji për Fondin Sovran është publikuar në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

Reklama e sponzorizuar

Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.​