LDK-ja kërkon heqje të TVSH-së nga faturat e rrymës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë eklektike si dhe të ulë në 0% tatimin në faturat e energjisë deri në tejkalimin e krizës.

Deputeti i LDK-së, Besina Mustafa, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se investimet duhet të bëhen në kapacitete të ripërtëritshme të në ato me gaz.

Reklama e sponzorizuar

“I bëjmë thirrje Qeverisë që sa më parë të fillojë investimet në gjenrimin vendor të energjisë elektrike … si dhe uljen e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike deri në tejkalimin e kësaj krize”, është shprehur Mustafa

Ai ka theksuar se Qeveria Kurti, për dy vite nuk ka investuar asnjë cent në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike.

Sipas tij qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim të çmimit të energjisë, nuk e zgjidhin problemin e energjisë.

“Investimi i këtyre milionave në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese është e vetmja zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka thënë se është hera e dytë brenda mandatit të Qeverisë që qytetarëve po u rritet çmimi i energjisë.

“Për herë të dytë në këto dy vite të kësaj Qeverie, të gjithë qytetarëve po u rritet çmimi i energjisë elektrike, kësaj radhe për 15.4 për qind, e tëra kjo në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve bazike janë rritur për 50 për qind, kur tatimi është rritur 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik e as në atë privat dhe kur kursimet pensionale në Trus janë zvogëluar për 156 milionë euro”, ka theksuar Mustafa.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të enjten ka marr vendim që çmimi i rrymës, nga prilli, të rritet per 15.4 për qind, për të gjithë konsumatorët.