Nga sot kjo do të jetë polica e re kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton se nga sot ka hyrë në përdorim polica kufitare, e cila mbyll ciklin e ndryshimeve të policave që janë bërë në këtë Institucion.

Në fillim BKS-ja kishte ndryshuar policën TPL, me pastaj TPL Plus dhe tash në fund është bërë dizajnimi i policës kufitare.

Drejtori BKS-së ka njoftuar se policat që tashmë janë në funksion janë të një standardi të lartë si në aspektin vizual, ashtu edhe në atë të sigurisë

Reklama e sponzorizuar

Mazreku ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme të shpejt ta eliminojnë në tersi kopjet fizike të policave.