Qepët me çmim stratosferik në tregjet e Kosovës

Një kilogram qepë, ka ditë që në tregjet e Prishtinës tregtohen 1,6 euro deri në dy euro (nëpër minimarkete, markete të mesme dhe supermarkete) dhe 1,3 deri në 1,5, 1,6, 1,7 euro në tregjet e gjelbërta të kryeqytetit. Para 1-2 muajsh, kilogrami i qepës ka pasur thuaja çmimin standard 50 centë në të gjitha tregjet. Një thesë i vogël me qepë, që rëndom ka me vite që iu është ofruar konsumatorëve kosovarë nga shitësit e këtij produkti, qoftë në markete, qoftë në tregjet e gjelbërta, dhe që peshon pak a shumë 1,5 deri më së shumti 1, 8 kilogram, këto ditë shitët nga 1,8 – 2 euro (në tregjet e gjelbërta) dhe 2,5 deri në 3 euro nëpër të të gjitha llojet e marketeve dhe të shitoreve që tregtojnë edhe produkte bujqësor.

Buletini Ekonomik

Qepët, produkti më i nevojshëm dhe më i domosdoshëm edhe në familjet kosovare, dhe në gastronominë e vendit, ka ditë që në tregjet e Kosovës, veçanërisht në ato të kryeqytetit, tregtohen me çmime stratosferike. Praktikisht, është bërë mall që nuk mund të blejë, pra ta ketë secila familja kosovare, edhe pse dihet varshmëria e përgatitjes së ushqimeve në secilën shtëpi por edhe në kulinarinë kosovare.

Reklama e sponzorizuar

Një kilogram qepë, ka ditë që në tregjet e Prishtinës tregtohen 1,6 euro deri në dy euro (nëpër minimarkete, markete të mesme dhe supermarkete) dhe 1,3 deri në 1,5, 1,6, 1,7 euro në tregjet e gjelbërta të kryeqytetit. Para 1-2 muajsh, kilogrami i qepës ka pasur thuaja çmimin standard 50 centë në të gjitha tregjet. Një thesë i vogël me qepë, që rëndom ka me vite që iu është ofruar konsumatorëve kosovarë nga shitësit e këtij produkti, qoftë në markete, qoftë në tregjet e gjelbërta, dhe që peshon pak a shumë 1,5 deri më së shumti 1, 8 kilogram, këto ditë shitë nga 1,8 – 2 euro (në tregjet e gjelbërta) dhe 2,5 deri në 3 euro nëpër të të gjitha llojet e marketeve dhe të shitoreve që tregtojnë edhe produkte bujqësore. I njëjti thes me qepë jo shumë javë më parë kudo është tregtuar me çmimin 1 euro.

Më heret, madje, në tregjet e gjelbërta, ky thes qepësh është shitur edhe nga 70-80 centë. Edhe të shtunën të dielën dhe të hënen (18, 19 dhe 20 mars 2023) në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, ky prodhim shitej thuaja në të gjitha shtandet e shumta me këto çmime. Po kështu, edhe qepët e ashtuquajtura të kuqe, që rëndom në tregjet tona kanë kushtuar më shumë se qepët e bardha, ato të rëndomtat, tregtoheshin përafërsisht me çmim të njëjtë të ngritur ndjeshëm.

Pse kaq çmim i lartë ?

Këtë pyetje të Buletinit Ekonomik, një shitës te Tregu kryesor i gjelbër (te ndërtesa e RTK-së), pa hezituar fare përgjigjet shkurt: “S’ka qepë në Kosovë”. Ai vazhdon të plotësojë përgjigjen e tij duke theksuar se në treg shumica e qepëve janë nga importi, sepse ka kohë që bujqit e Kosovës, me gjasë i kanë shitur të gjitha stoqet e tyre. Ose, shton ai, ndonjë nga prodhuesit e vendit, me të vrejtur lëvizjen e çmimit të qepëve, pret ngritje edhe më të madhe të çmimit, për të fituar më shumë. “Nuk do sot kush të punojë. Aq më pak të punojë tokën”, thotë një tjetër shitës në këtë treg, i cili i bashkangjitet bisedës. “ Nuk ka tokë në Kosovë që nuk e bën qepën. Pastaj, qepa nuk do shumë punë, as ujitje, as ndonjë repromaterial të kushtueshëm, por nuk duan njerëzit të punojnë tokën”, vazhdon të flas tregtari në Tregun kryesor të gjelbër të kryqytetit.

Sidoqoftë, qepët, një produkt, ndër të rrallët në Kosovë, që pak a shumë e ka mbajtur me muaj të tërë çmimin konstant, thuaja të pandryshuar fare për një kohë të gjatë, dhe shumë i kërkuar edhe në tregun kosovar, është bërë goxha mall i çmueshëm dhe gati i paarritshëm për familjet e shumta të varfëra kosovare.

Tregtarët e vjetër të pemëve dhe perimeve që me vite të tëra kanë shtandet e veta në Tregun e Gjerbër kryeqytetas, i kanë thënë Buletinit Ekonomik se në vitin që shkoi kudo te ne dhe në vendet e tjera, ka pasur rendimente të mira të qepës.

Ndërkohë që tregtarët kosovarë kishin krijuar me kohë goxha rezerva të këtij produkti, duke siguruar sasi të mëdha të qepëve, qoftë vendore qoftë të importuara. “Këto qepët e rrumbullakta dhe shumë të mëdha janë nga importi, madje kryesisht nga Holanda. Një copë e kësaj qepe ndodhë të peshojë mbi gjysmë kilogrami, e edhe afro një kile”, thotë një tregtarë i vjetër që me vite të tëra tregton pemë dhe perime në tregun prishtinas. Ai shpjegon se qepët e tjera, po kështu të rrumbullakta, por që janë shumë më të vogla se ato holandezet, janë të importuara nga Serbia. Sipas tij, megjithë hijeshinë dhe pamjen impozante të qepëve nga Holanda, ato vendoret janë më të mira dhe më të kërkuara nga blerësit. “Qepët e Rahovecit nuk kanë kund shoqen”, prandaj kërkohen më shumë, thotë tregtari prishtinas që preferon anonimitetin. Por, tani çmimi është bërë shumë i lartë për kosovarët, me fuqi të limituara blerëse. Sipas tij, ka drojë që të rritet çmimi i qepëve edhe në ditët në vijim./Buletini Ekonomik/