Rritja e inflacionit në Francë dhe Spanjë shton shqetësimin për norma më të larta interesi të Bankës Qendrore Europiane

Presionet e vazhdueshme të çmimeve në ekonomitë kryesore, po nxisin rritjen e kostove të huamarrjes së qeverive të Eurozonës.

Inflacioni u rrit sërish në Francë dhe Spanjë në muajin shkurt, duke rritur kostot e huamarrjes së qeverive Europiane, ndërsa u shtuan shqetësimet se sa shpejt Banka Qendrore Europiane (European Central Bank, ECB), do të ndalojë rritjen e normave të interesit.

Çmimet e konsumit në Francë u rritën me 7.2% në shkurt, të nxitura nga norma më e lartë që nga zbatimi i euros në 1999, nga rritjet më të shpejta të çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve.

Reklama e sponzorizuar

Ekonomistët prisnin që inflacioni në Francë të mbeste në nivelin 7%, si në janar.

Rritja e çmimeve të konsumit në Spanjë në muajin shkurt, shkoi në 6.1%, nga 5.9% në janar dhe nuk u përputh me pritshmëritë e ekonomistëve, për një rënie në 5.5%, pavarësisht se qeveria uli taksat e ushqimit në janar.

Në përgjigje të këtyre ndryshimeve, çmimet e obligacioneve të qeverisë Europiane ranë, duke e rritur yield-in e obligacioneve dyvjeçare të Gjermanisë me 0.08 pikë përqindje, në 3,15%, niveli më i lartë që nga kriza financiare e vitit 2008.

Shifrat sugjerojnë se inflacioni i Eurozonës, mund të jetë më këmbëngulës sesa pritej, përpara publikimit të të dhënave të muajit shkurt të rritjes së çmimeve për bllokun, ditën e enjte, të cilat ekonomistët presin të tregojnë një ngadalësim në 8.1%, nga 8.6% në janar.

“Ka rreziqe të qarta për rritje për inflacionin e euros në shkurt,” tha Jörg Krämer, drejtor ekonomik në Commerzbank.

Rënia e mprehtë e çmimeve të energjisë pas një dimri të butë dhe konsumi i reduktuar i karburantit, kanë ndihmuar që inflacioni i Euozonës të bjerë me shpejtësi, nga vlera rekord e tetorit, 10.6%.

Megjithatë, është e paqartë se sa shpejt do të ngadalësohet rritja e çmimeve, në objektivin prej 2% të ECB-së.

ECB-ja është zotuar për një rritje të mëtejshme me gjysmë pikë përqindjeje të normës së saj të depozitave, në mbledhjen e saj më 16 mars.

Kjo do ta çonte normën bazë në 3%, nga minus 0.5% korrikun e kaluar. Nga ana tjetër, tregjet e kontratave swap, janë duke i çuar çmimet në rritje të mëtejshme, në nën 4% deri në fund të vitit.

Drejtori ekonomik i Kryeekonomisti i ECB, Philip Lane, tha të martën se kishte ende një mundësi për një rritje tjetër gjysmë për qind të normës në mars, edhe pse “ka prova të rëndësishme se zbatimi i politikës monetare po fillon të ndihet” dhe treguesit e së ardhmes tregojnë se trysnitë e çmimeve po zbehen”.

“Ne të gjithë e kemi pranuar faktin se një rritje e mjaftueshme e inflacionit është e rëndësishme,” tha Lane, duke sugjeruar se ECB do të duhet të ngadalësojë rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, dhe të energjisë e ushqimeve, përpara se të ndalojë rritjen e normave. Por, ky proces do të dojë një kohë të konsiderueshme për të ndodhur,

Inflacioni në Francë u nxit kryesisht nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve, ndërsa inflacioni i energjisë ra, pavarësisht një rritjeje prej 15% të tarifës së rregulluar të energjisë elektrike këtë vit.

Norma bazë e inflacionit të vendit, e cila përfshin ushqimet e përpunuara, u rrit nga 5.6% në 5.8%.

Rritja muaj pas muaji e çmimeve të konsumit u përshpejtua në 0.9%, nga 0.4% në muajin janar.

“Të dhënat franceze sugjerojnë se ECB ka të drejtë të qëndrojë në rrugën e saj shtrënguese për momentin,” tha Melanie Debono, ekonomiste në grupin kërkimor Pantheon Macroeconomics.

Ajo shtoi se inflacioni më i lartë i Spanjës ishte “befasues”, pasi Madridi prezantoi një paketë prej 10 miliardë eurosh shkurtime të përkohshme të taksave për produktet kryesore, duke përfshirë bukën, makaronat, produktet e qumështit, frutat dhe perimet.

Një masë e inflacionit spanjoll, i cili përjashton energjinë dhe ushqimin e freskët, u rrit 0.7% nga muaji në muaj dhe arriti një rekord prej 7.7% deri në shkurt.

“Ka shumë mundësi që shifrat e Eurozonës ditën e enjte, të jenë edhe më të larta se parashikimi ynë dhe, nga ana tjetër, ekziston mundësia edhe për një rritje të normës së ECB me 50 pikë bazë në muajin maj,” shtoi Debono. /Financial Times/