Një impiant i madh solar në Alpet zvicerane mund të prodhojë rreth 600 gigavat orë energji elektrike në vit. Rreth 42% e vlerës mund të prodhohet vetëm gjatë dimrit, thotë studimi i fizibilitetit për projektin e planifikuar solar të emëruar Grengiols.
Sipas planeve, sistemi solar do të ndërtohen në pjesën jugore të rrafshnaltës së Saflischtal, në lartësi prej 2,000 – 2,500 metrash, raporton Kosovo.Energy.
Studimi i fizibilitetit, i prezantuar nga njëra nga ndërmarrjet pronare të projektit Forces Motrices Valaisannes, përfundon se 3.4 kilometra katror nga 6.6 kilometrat katror të studjuara mund të përdoret për prodhim të rrymës nga burimet solare, pa patur nevojë për masa mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore.
Sipas studimeve preliminare, në kuadër të projektit mund të vendosen rreth 910,000 module solare me potencial për të prodhuar 600 gigavat orë energji elektrike në vit, sasi kjo e mjaftueshme për të furnizuar rreth 200,000 amvisëri me rrymë, raporton Kosovo.Energy.
Rreth 250 gigavat orë do të prodhohen gjatë dimrit. Projekti do të jetë i vendosur në zonë me rreth 1,500 orë rrezatim të diellit në vit.
Pronarët e projektit kanë thënë se zhvillimi i tij kërkon kushte të veçanta rregulluese ligjore dhe se shuma e investimit nuk mund të përllogaritet në këtë fazë.
Përveç Forces Motrices Valaisannes, të përfshirë në projekt janë edhe komuna e Grengiols si dhe furnizuesit vendor me rrymë, EKZ dhe IWB. /Kosovo.Energy/