Volkswagen tani do të prodhojë dhe bateri elektrike

Volkswagen tani ka filluar zyrtarisht projektin për ndërtimin e fabrikës së dytë të baterive, PowerCo në Valencia. Që nga themelimi i saj në korrik 2022, dega e posaqme për prodhimin e baterive elektrike e Volkswagen PowerCo ka identifikuar tre lokacione për fabrikat e njësive baterike: Salzgitter, Valencia dhe St. Thomas në Ontario, Kanada.

Dy prej tyre janë tashmë në ndërtim e sipër, konkretisht ai në Salzgitter dhe tani edhe ai pranë Valencias. Në zinxhirin e furnizimit të prodhimit të makinave elektrike, fabrika në Valencias do të mbyllë një hendek të rëndësishëm. Në të ardhmen, ajo do të “furnizojë prodhuesit e automjeteve me bateri”, sipas kompanisë.

Ndërtimi i fabrikës së baterive do të filloj këtë vit, kapaciteti vjetor i prodhimit për njësi pritet të jetë 40 GWh, kjo ndërmarrje do të krijojë më shumë se 3000 vende pune direkte dhe prodhimi do të fillojë në vitin 2026.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, Volkswagen tani, me rastin e fillimit të ndërtimit, përmend gjithashtu se kapaciteti i prodhimit mund të zgjerohet në 60 GWh dhe kjo do të shkaktoj kërkesën për vende pune deri në 30,000.

Kjo degë e Volkswagen planifikon të furnizojë fabrikën tërësisht me energji elektrike të gjelbër përmesë paneleve solare dhe turbinave me erë. Për këtë arsye, pranë fabrikës po ndërtohet një park diellor prej 250 hektarësh.

Për më tepër, Volkswagen deklaron se kapacitetet për riciklim dhe ripërpunim do të krijohen gjithashtu në fabrikë gjatë viteve në vazhdim.

Fillimi i prodhimit të baterive është pjesë e një investimi €10 miliardë të Volkswagen, Seat dhe partnerë të tjerë në Spanjë, i cili në këmbim shoqërohet me një subvencion të madh të qeverisë. Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez gjithashtu erdhi në ceremoninë e nisjes së projektit.

“Fabrika që do të ndërtohet këtu ilustron angazhimin e qeverisë spanjolle për inovacion dhe zhvillim të qëndrueshme. Është një shenjë e përkushtimit tonë ndaj industrisë, por edhe ndaj karakteristikave që përcaktojnë një komb sipërmarrës në tregun global: inovacioni dhe bashkëpunimi publiko-privat”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë Thomas Schmall, anëtar i bordit të Volkswagen Group për Group Technology dhe kryetar i bordit mbikëqyrës të PowerCo, komentoi se Volkswagen po planifikon të blejë aksione në minierat e lëndëve të para dhe t’u shesë bateritë palëve të treta. Kjo ka për qëllim para së gjithash uljen e kostove.

Planet e Volkswagen për PowerCo shkojnë më tej. Schmall citohet të ketë thënë se qëllimi është të mbulojë gjysmën e nevojave të vetë kompanisë përmes prodhimit të brendshëm dhe t’u shesë klientëve të palëve të treta paralelisht. Ford është një nga klientët e identifikuar.

Schmall shpreh gjithashtu synimin e Volkswagen për të investuar drejtpërdrejt në miniera – por pa dhënë detaje të mëtejshme. Deri më tani, kompania ka siguruar furnizimin e saj me lëndë të parë deri në vitin 2026. Volkswagen dëshiron të “bëhet një furnizues global i baterive”, tha ai.

Prodhimi është planifikuar të fillojë në Salzgitter në 2025, Valencia në 2026 dhe Ontario në 2027.