Afër 100 milionë euro të hyrat e bankave nga tarifat për shërbime

Sipas raportit “Vlerësimi tremujor i ekonomisë”, të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sektori bankar në Kosovë përmbylli vitin 2022 me fitim neto prej 140.3 milionë euro, që është vlera më e lartë e realizuar që nga themelimi i sektorit bankar.

Gjithsej të hyrat e sektorit arritën vlerën prej 370.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.0 përqind (15.4 përqind një vit më parë).

Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.1 përqind të gjithsej të hyrave.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa të hyrat nga jo interesi, kryesisht nga tarifat dhe komisionet, arritën vlerën prej 92.7 milionë euro që shënoi një rritje shumë më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, 8.0 përqind nga 31.0 përqind sa ishte deri në dhjetor 2021. /Buletini Ekonomik/