Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po bastisin zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), merr vesh Telegrafi.
Sipas burimeve, çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.
Telegrafi ka kontaktuar me KEK-un, por të njëjtit kanë thënë se nuk e kanë asnjë informacion deri në këtë moment.
Po ashtu, është kontaktuar edhe Policia e Kosovës.