BERZH merr përsipër udhëheqjen e financimit të parkut fotovoltaik më të madh në Shqipëri

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) këtë të hënë të 24 prillit bëri me dije se po udhëheq financimin e parkut fotovoltaik 140 megavat (MW) të Voltalia-s në Shqipëri, më i madhi në vend dhe që vlerësohet të kushtojë 135 milionë euro.

Banka, e cila po i jep hua 29 milionë euro po ankoron strukturën e financimit prej 99 milionë eurosh të nevojshme për zhvillimin parkun në Karavastasë.

Projekti është bashkëfinancuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Intesa Sanpaolo Bank Albania, Privredna Banka Zagreb dhe burimet e veta të Voltalia.

Reklama e sponzorizuar

Si rezultat i ankandit të parë konkurrues të Shqipërisë për energjinë diellore pas prezantimit të Programit të Ankandeve të Energjisë së Rinovueshme të BERZH-it, projekti shihet si një park fotovoltaik i shkallës së shërbimeve që mund të veprojë si model për të tjerët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Voltalia, e cila fitoi një kontratë 30-vjeçare në 2020, do t’i japë gjysmën e energjisë qeverisë shqiptare për 24.89 euro për megavat orë (MWh) dhe gjysma tjetër do të shitet në tregun e hapur, sipas marrëveshjes.

Grzegorz Zielinski, kreu i BERZH për energjinë për Evropën, tha se projekti do të kontribuojë në diversifikimin e burimeve vendore të prodhimit dhe do të rrisë ndjeshëm pjesën e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri, duke ndihmuar në uljen e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Pothuajse i gjithë prodhimi vendas i energjisë elektrike në Shqipëri vjen nga hidrocentralet.

Duke u përballur me thatësira të shpeshta, vendi ballkanik ka nisur projekte të reja për të diversifikuar prodhimin e energjisë elektrike.

Parku në Karavasta

Kështu, janë 196 hektarë, të cilët do të kthehen në fushë prodhimi të energjisë diellore, duke prodhuar thuajse 260 gigawatt energji elektrike në vit.

Një pjesë të kësaj energjie, do ta marrë edhe shteti shqiptar në përdorim, si pjesë e marrëveshjes me kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e parkut, Voltalia.

Voltalia e fitoi koncesion 30-vjeçar për termocentralin fotovoltaik të Karavastasë në vitin 2020.

Projekti iu dha Voltalia-s me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë , pas procesit të tenderit konkurrues të nisur nga Ministria e Infrastruktura dhe Energjia me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Sipas kushteve të tenderit, Karavastaja do të shesë 50% të energjisë elektrike nëpërmjet një kontrate shitjeje 15-vjeçare tek operatori publik shqiptar, ndërsa pjesa e mbetur e prodhimit do t’u shitet operatorëve privatë me kontrata afatgjata.

Impianti pritet të vihet në punë në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Ai do të mbulojë konsumin vjetor të energjisë elektrike të 220 mijë banorëve, dyfishi i konsumit të qyteteve shqiptare si Vlora apo Kamza.

Kështu do të shmanget emetimi i më shumë se 96 mijë e 500 ton CO2 në vit, ekuivalent me 9.5% të shkarkimeve nga sektori industrial në Shqipëri. /Albanianpost.com/