Deutsche Bank do të shkurtojë 800 vende pune pas tremujorit të parë me rritje

Deutsche Bank (DBKGn.DE) do të shkurtojë 800 vende pune, në një përpjekje të re për të reduktuar kostot, pasi raportoi një rritje më të madhe se sa pritej në fitim për tremujorin e parë, një periudhë e paqëndrueshme globalisht për kompanitë financiare.

Banka më e madhe e Gjermanisë, pati fitime të forta, në një kohë kur u desh që disa banka të shpëtoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe në Zvicër. Trazirat shkaktuan panik tek investitorët dhe tërheqjen e depozitave nga klientët. Turbulencat po vazhdojnë.

Drejtuesit e përshkruan masën si një nga disa masa e ndërmarra, për të ulur kostot me 500 milionë Euro shtesë, gjatë disa viteve të ardhshme. Stafi i bankës arriti në 86,712 punonjës në fund të tremujorit të parë.

Reklama e sponzorizuar

Performanca e Deutsche Bank reflektoi një rritje tremujore të të ardhurave nga normat më të larta të interesit, që kompensuan një rënie të të ardhurave në bankën e saj të investimeve.

Rezultatet shënuan tremujorin e 11-të radhazi të fitimit të bankës. Fitimi neto, që i shpërndahet aksionerëve, ishte 1.158 miliardë Euro në tremujorin e parë. Kjo shifër, krahasuar me fitimin prej 1.060 miliardë Euro një vit më parë, ishte më e mirë se pritjet e analistëve, për një rënie të fitimit në rreth 977 milionë Euro.

Të ardhurat e Deutsche nga bankat e investimeve ranë me 19%, që ishte më keq se sa pritej, ndërsa të ardhurat në bankat e korporatave dhe divizionet e shitjes me pakicë, i kaluan pritshmëritë.

Depozitat e Deutsche ranë 5% në tremujorin e parë nga fundi i vitit të kaluar, por drejtuesit thanë se ato kanë ardhur në rritje gjatë muajit prill.

Analistët thanë se Deutsche Bank, e cila renditet si një nga bankat më të rëndësishme sistematike në botë, është e ndjeshme ndaj një ekonomie të ngadalësuar, inflacionit të lartë dhe çështjeve rregullatore, që e kanë pllakosur atë gjatë viteve.

Deutsche sapo ka njoftuar një rinovim të madh të bordit të saj drejtues, që përfshin ndryshime në krye të biznesit të shitjes me pakicë dhe operacioneve të saj në SHBA, një qendër kritike për bankën e investimeve.

Qëllimi i riorganizimit, sipas kryetarit të Deutsche, është “përfitueshmëria e qëndrueshme”.

Banka investimeve

Deutsche Bank, vendosi në vitin 2019 të reduktojë varësinë nga banka e saj e paqëndrueshme e investimeve dhe të mbështetet në biznese më të qëndrueshme, që u shërbejnë kompanive dhe klientëve me pakicë.

Të ardhurat në bankën e investimeve ranë 19% në 2.7 miliardë Euro në tremujorin e parë nga një vit më parë, nën pritshmëritw prej 2.8 miliardë Euro.

Të ardhurat ranë me 31% në biznesin e origjinës dhe këshillimit të bankës së investimeve, duke pasqyruar rënien në rivalë të tillë si JPMorgan dhe Goldman Sachs.

Të ardhurat për tregtimin me të ardhura fikse dhe valutë, një nga divizionet më të mëdha të bankës, ranë 17% në 2.4 miliardë Euro. Analistët kishin pritur 2.5 miliardë Euro të ardhura.

Rënia e të ardhurave të bankës investuese, u kundërshtua nga fitimet në bankën e korporatave dhe bankën e shitjeve me pakicë, të cilat prodhuan rritje të të ardhurave prej 35% dhe 10%. /Reuters/