Agjensia Ndërkombtare e Energjisë ka publikuar të dhëna në të cila shihet ndërlidhmëria në mes të çmimit të hekurti dhe kostot e turbinave me erë.
Agjensia Ndërkombtare e Energjisë, IEA, rregullisht publikon të dhëna në lidhje me sektorin e energjisë. Një nga raportet e publikuar në webfaqen e tyre, lidhshmërinë direkte në mes të ndryshimeve të çmimit të hekurit në bursat ndërkombtare me ndryshimin e kostove të turbinave me erë është paraqitur.
Kjo lidhshmëri vjen si pasoj e përdorimit të çelikut në pjesë të ndryshme të trubinave. Hekuri është prezent në shtyllat e turbinave, gjeneratorët dhe transformatorët elektrik, në rotor dhe në shumicën e rasteve dhe në bazamentin e turbinave. Prandaj, një rritje e çmimit të hekurit reflektohet në rritjen e çmimit të shumë komponentëve të turbinës. Kjo, rrjedhimisht sjell në koston totale të një projektit të energjisë së erë.
IEA është krijuar në vitin 1974 për të garantuar sigurinë e furnizimeve me naftë. Mirëpo Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka evoluar gjatë viteve. Ndërsa siguria e energjisë mbetet një mision thelbësor, IEA sot merret me sigurinë e investimeve në projektet e energjisë elektrike, ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit, aksesi dhe efikasiteti i energjisë.
Duke përdorur të dhëna globale IEA ofron analiza të cilat mund të përdoren si burim për të shtyrë investimet të reja të energjisë që shfrytëzojn teknologji të ndryshme. Por dhe si testament mbi zhvillimet nëpër shtet të ndryshme në sektorin e energjisë.
Raporte, të dhëna si dhe grafe të ngjashme mund të gjeni në faqen e IEA duke ndjekur Link-un.