KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Paguani faturat e ujit, ose do të shkyçeni

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë duke vazhduar me shkyçje të konsumatorëve që nuk janë të rregullt në pagesa.

“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit”.

Reklama e sponzorizuar

“Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare. Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, thuhet në njoftim.