Lagarde: Fragmentimi i ekonomisë botërore do ta rris edhe më shumë inflacionin

Sa më të mëdha të jenë dhe do të jenë rreziqet gjeopolitike, aq më i fortë do të jetë fragmentimi i ekonomisë botërore dhe aq më i lartë mund të jetë inflacioni.

Kështu deklaroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde duke shtuar se bankat qendrore e dinë se çfarë të bëjnë.

“Përballë goditjeve të vazhdueshme të ofertës, bankat qendrore të pavarura mund dhe do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitetin e çmimeve”, deklaroi Lagarde.

Reklama e sponzorizuar

Sipas saj, mund të shihen efekte të thella për bankat qendrore, si paqëndrueshmëria dhe multipolariteti.

Lagarde theksoi një studim të fundit, bazuar në të dhënat që nga viti 1900, se rreziqet gjeopolitike kanë çuar në inflacion të lartë, ulje të aktivitetit ekonomik dhe një rënie të tregtisë ndërkombëtare.

Një analizë e BQE-së sugjeron se rezultate të ngjashme mund të priten për të ardhmen, duke nënvizuar se nëse zinxhirët e vlerës botërore fragmentohen përgjatë vijave gjeopolitike, rritja e nivelit botëror të çmimeve të konsumit mund të luhatet midis rreth 5 për qind në afatshkurtër dhe rreth 1 për qind në terma afatgjatë. /Telegrafi/